Showbiz

Marka spanjolle prezanton makinën luksoze

Shkruar nga Liberale
Marka spanjolle prezanton makinën luksoze

Hispano Suiza, një markë spanjolle automobilësh, prezantoi modelin e saj të dytë, Carmen Boulogne. Kjo makinë është një version më sportiv, më i lehtë, më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë sesa Carmen, që u zbulua në Sallonin e Gjenevës vitin e kaluar.

Motori i kësaj makine ka 1114 kuaj fuqi dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 290 km/h. Nga 0 në 100 km/h arrin për 2,6 sekonda.

Çmimi i Carmen Boulogne është 1,65 milionë euro.

Emri i kësaj makine është vendosur për nder të fitores së kësaj marke spanjolle në një garë të zhvilluar në Francë, pranë Boulogne, në vitin e largët 1921.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1172275,1172274,1172276,1172277,1172278,1172279,1172280"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH