Aktualitet

Mark Marku analizon situatën në PD: Nuk ka luftuar komunizmin brenda vetes

Shkruar nga Liberale
Mark Marku analizon situatën në PD: Nuk ka luftuar komunizmin brenda

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku si student i lëvizjes studentore të dhjetorit të 90-ës, që solli edhe ndryshimin e sistemit në vendin tonë, ka sjellë disa impresione të asaj periudhe.

Gjatë fjalës së tij në kuadër të një ceremonie të organizuar në nder të 8 Dhjetorit, Marku analizoi dhe situatën brenda PD-së, ndërsa shtoi se kjo parti nuk ka luftuar ende komunizmin brenda saj.

"Kur na kthehet kundër demokracia themi; Lulzim Basha ishte i mirë para 9 shtatorit (Brohorasin emrin e Bashës). Pas shtatorit doli si njeriu që i ka të këqijat e botës. Për mua Lulzim Basha është ai që kam njohur, me të mirat dhe të këqijat, para shtatorit, para-para shtatorit. Ku e di unë! është i mirë dhe i keq aq sa jemi dhe në këtu. T’i lëmë këto gjëra. Unë mendoj se thelbi nuk është ky. Me komunizmin brenda nesh kemi punë. Ta largojmë nga brenda vetes dhe nga PD dhe nga shoqëria.”, tha Marku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH