Globi

Maqedonia siguron vaksinën e Covid 2 muajt e parë të 2021

Shkruar nga Liberale
Maqedonia siguron vaksinën e Covid 2 muajt e parë të 2021

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe është shprehur se në dy muajt e parë të vitit 2021 ata pritet që të marrin vaksinën anti-Covid. Në një intervistë për mediat maqedonase Filipçe ka thënë se të dyja kompanitë që kanë aplikuar për leje përdorimi si AstraZeneca si dhe Pfizer së bashku me BioNTech kanë për të marrë shumë shpejtë leje për të filluar me shpërndarjën e dozave të vaksinave.

“Edhe kompania e dytë pas kompanisë AstraZeneca, kompania Pfizer ka aplikuar për leje për përdorim në Agjencinë Evropiane për Ilaçe, kjo procedurë zakonisht zgjat disa muaj, kur të mbarojnë të gjitha fazat klinike të testimit, nisin procedurat administrative. Besoj se do të japin leje me të ashtuquajturën, procedurë urgjente dhe se deri në Vitin e Ri do të marrin leje dy vaksinat për distrubuim”, tha Filipçe.

Ministri shtoi se vaksinat do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë shtetet që janë pjesë e mekanizimit COVAX. Më tej ai tha se vendi ka marrë edhe dy oferta të tjera, një nga Polonia dhe një nga Greqia për të qenë pjesë e sasisë së tyre të vaksinave pasi duke qënë pjesë e Bashkimit Evropian ato kanë të drejtë të furnizohen direktë nga kompania AstraZenca.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH