Globi

Maqedonia merr vendimin e papritur

Shkruar nga Liberale
Maqedonia merr vendimin e papritur

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në festivalin e këngës “Eurovision”, në vitin 2023.

Vendimi është marrë për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vendin, dhe shpenzimet që do përdoreshin për këtë do të shfrytëzohen nga qeveria për të përballuar krizën energjetike.

“Një vendim i tillë është në interesin më të mirë të qytetarëve, duke pasur parasysh rritjen e kostove për shkak të krizës energjetike, të cilat zënë një pjesë të madhe të buxhetit të Shërbimit Publik, si dhe rritjen e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrjen e " Eurosong 2023”, që deri vitin e kaluar ishte 39,143.00 euro, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të jetë më i lartë.

Ky vendim do të mundësojë kursimin e mjeteve që duhet të ndahen për qëndrimin e delegacionit maqedonas në Liverpul, ku po mbahet “Eurosong 2023”, njoftoi MRT.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH