Aktualitet

Maqedonia ka punuar më shumë se Shqipëria/ BE i jep 50 mln euro

Shkruar nga Liberale
Maqedonia ka punuar më shumë se Shqipëria/ BE i jep 50 mln euro

Komisioneri i ri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ndodhet në një vizitë zyrtare në dy vendet aspirate për hapjen e negociatave. Pas takimeve në Maqedoninë e Veriut, Varhelyi erdhi në Shqipëri, ku ditën e sotme së bashku me kryeministrin Rama dhanë një konferencë për shtyp.

Varhelyi përgëzoi Shqipërinë për reformat në drejtësi, posaçërisht vetting-un e gjyqtarëve dhe prokuroreve.

Ai tha se Shqipërisë do t'i jepen 28 milionë euro për përkushtimin dhe vendosmërinë e treguar.

Por çfarë bie në sy është se Maqedonia e Veriut vijon të jetë para nesh në rrugëtimin tonë të njëkohshëm për marrjen e negociatave të anëtarësimit.

Në një postim në Twitter, Varhelyi propozoi shpërblimin prej 50 milionë eurosh, për atë që e cilësoi “progres domethënës për reformat e vështira”, duke inkurajuar vazhdimin e tyre./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1118560,1118561,1118562"]

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH