Aktualitet

Maqedonia e Veriut rihap ambasadën në Ukrainë

Shkruar nga Liberale
Maqedonia e Veriut rihap ambasadën në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka vizituar Ukrainën, në shenjë mbështetjeje për rezistencën e popullit ukrainas.

Në mënyrë simbolike u rihap edhe ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë.

“Shkatërrimi që pamë sot është përtej asaj që mund të thuhet me fjalë. Sulmet ndaj civilëve janë krejtësisht i pajustifikuar dhe agresori duhet të mbahet përgjegjës. Maqedonia e Veriut ka qenë e qartë dhe ka dënuar agresionin të paprovokuar nga Rusia dhe ka treguar solidaritet për Ukrainën, ushtrinë e saj dhe popullin e saj”, tha Osmani.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, ofroi mbështetjen e shtetit të tij për Maqedoninë e Veriut gjatë rrugëtimit euro-integrues. Ai bëri thirrje për dënim të agresionit rus në Ukrainë.

Osmani është zyrtari i dytë i lartë nga Maqedonia e Veriut që viziton Ukrainën në periudhë të shkurtër kohore.

Më herët Ukrainën e ka vizituar edhe kryeparlamentari maqedonas Talat Xhaferi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH