Globi

Maqedonia e Veriut regjistron 5 viktima në 24 orët e fundit

Shkruar nga Liberale
Maqedonia e Veriut regjistron 5 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 39 raste të reja me koronavirus dhe 19 pacientë të shëruar.

Gjithashtu janë regjistruar pesë viktima. Sipas ministrisë ka humbur jetën një pacient nga Shkupi (69 vjeç), i shtruar në spital më 15 maj.

Në SPQ “8 Shtatori” vdiq një pacient nga Struga (70 vjeç), i pranuar në spital më 17 maj, si dhe dy pacientë me moshë 70 dhe 47 vjeç nga Shkupi.

Në raportin e ISHP-së është evidentuar edhe një foshnje nga Shkupi, që me kërkesë të prindërve është transportuar me avion për në Zvicër, ku edhe vdiq.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1 120 teste, ndërsa janë raportuar 35 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 22 janë regjistruar në Shkup, katër në Kumanovë, një në Shtip, gjashtë në Tetovë, dhe nga një në Strugë dhe Gostivar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 2 164, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 1 535.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH