Aktualitet

Maqedonia e Veriut hap kufirin për punëtorët ditorë

Shkruar nga Liberale
Maqedonia e Veriut hap kufirin për punëtorët ditorë

Janë mbi 8 mijë qytetarë shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë dhe dalë nga kjo pika doganore e Qafë Thanës, në harkun kohor të 24 orëve të fundit.

Fluksi më i lartë i lëvizjeve është rregjistruar në hyrje të territorit tonë me mbi 4.500 persona shumica prej të cilëve i janë drejtuar zonave bregdetare për pushime.

I lartë vazhdon të jetë edhe numri i daljeve nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj. Burime zyrtare pohojnë, se nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit kanë dalë 3770 shtetas.

Këtë të hënë autoritetet e vendit fqinj kanë lejuar kalimin e shumicës së punëtorëve sezonalë, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase për shkak se nuk justifikonin arsyen e udhëtimit.

Rregullat e kalimit vijojnë të qëndrojnë të njëjta si në hyrje ashtu dhe në dalje të shtetit fqinj thanë burime tē Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit të Korçës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH