Globi

Maqedonia e Veriut do të dërgojë 45 ushtarë në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Maqedonia e Veriut do të dërgojë 45 ushtarë në

Qeveria e Maqedonisë së Veriut tha se do të dërgojë rreth 45 trupa ushtarake në Kosovë deri në fund të vitit, si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s, pjesë e të cilës është bërë së fundmi.

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut tha se këto ushtarë do t’i bashkohen KFOR-it deri në fund të këtij viti. Sipas përllogaritjeve të Institutit për Studime Strategjike, me seli në Britaninë e Madhe, vendi ka 8000 ushtarë aktivë.

Maqedonia e Veriut u bë pjesë e NATO-s më 27 mars 2020, pasi një vit më parë, vendi arriti një marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, çka kishte shërbyer deri në atë çast si pengesë për anëtarësimin e saj në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH