Globi

Manovër e gabuar me Lamborghini, policia e ndalon dhe e gjobit, ai shpërthen: Jeni ziliqarë dhe komunistë (për makinën luksi)

Shkruar nga Liberale
Manovër e gabuar me Lamborghini, policia e ndalon dhe e gjobit, ai

Një manovër e gabuar (e vetmja shkelje) me Lamborghini dhe më pas policia e ndal dhe e gjobit. Më pas ai ia thotë në fytyrë policëve që e ndalojnë dhe e gjobisin:  “E bëni se jeni  komunistë dhe ziliqarë” . Shoferi çohet më pas në gjyq nga policia edhe për përbuzje, por shpallet i pafajshëm. Ngjarja ndodhi në Vicenza dhe u raportua nga Corriere Veneto.

Ai pasi kishte bërë një manovër të rrezikshme, më pas, ka ecur normalisht. Por sapo u ndal, u tha me zemërim policëve atë që mendonte: po të kishte një makinë të thjeshtë  "nuk do të më kishin gjobitur". Prej aty, filloi një diskutim i ashpër.

Në Gjykatë, zemërimi i tij do të përfundojë me heqjen e padisë nga policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH