Aktualitet

Manjani: ‘Shtëpia e Verdhë’ sajesë e shërbimit sekret serb

Shkruar nga Liberale
Manjani: ‘Shtëpia e Verdhë’ sajesë e shërbimit

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani “Shtëpia e Verdhë” është një sajesë e shërbimit sekret serb. Sipas Manjanit, e gjitha kjo është sajuar për të futur në konflikt shqiptarët me njëri-tjetrin, e sipas tij kjo gjë ka ndodhur. Si dëshmi për këtë ai përmendi debatet në distancë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“E gjithë kjo situatë krize çfarë kërkon, u gjet një sebep, një aktakuzë e bërë në Hagë dhe krejt papritur çohet Edi Rama dhe i kujtohet Dik Martini. Kjo është gjithë historia dhe krijoi një alibi një gjë të madhe një shtëpi të verdhë një shtëpi të kuqe, sajesa kot. Tani del që Lulzim Basha është kriminel lufte. Pse? Një Lulzim Basha që ka punuar UNMIK-u 25-vjeç del kriminel lufte, ky që ka ndarë hartat e Kosovës me pisat e të gjithë botës është burrë i mirë, këto nuk shkojnë, janë pisllëqe të nivelit të ulët. E dini çfarë është historia e “Shtëpisë së Verdhë”? Është një sajesë e shërbimeve sekrete serbe. Është një sajesë, për të balancuar relativizuar krimet e tyre në Kosovë. Për të përfshirë sa më shumë që të jetë e mundur shqiptar në diskutime budallenjsh për të ngatërruar shqiptar me njëri-tjetrin dhe ata të fërkojnë barkun dhe kjo po ndodh në fakt”, u shpreh Manjani në studion e emisionit “Top Talk”.

Anëtari i Këshillit të Europës, Dick Marty në një raport të përgatitur për luftën e Kosovës, ka hedhur akuza mjaft të rënda ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryeministrit Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte drejtori politik i ushtrisë.

Ndër të tjera në raport flitet edhe për një shtëpi në Burrel, e quajtur “shtëpia e verdhë”, për t cilën thuhet se ishte përdorur për trafikim organesh e.

Në raportin e Dick Marty-t pretendohet se në “shtëpinë e verdhë” grupi i ekspertëve ka gjetur shiringa, pajisje mjekësore dhe një aparat për transfuzionin e gjakut, i cili ishte shumë i sofistikuar për t’u përdorur në këtë fshat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH