Aktualitet

Manjani: Meta e ka humbur kredon minimale për të qënë President

Shkruar nga Liberale
Manjani: Meta e ka humbur kredon minimale për të qënë

Ylli Manjani thotë se Ilir Meta ka humbur kredon minimale publike për të kryer detyrën e Presidentit të Republikës.

Manjani, Minister i propozuar nga LSI disa vite me parë në qeverinë “Rama” shkruan në një status në faqen e tij në Facebook se përfshirja e tij në debatin publik zgjedhor, veçanërisht venia në bast publik i vetëlargimit nga detyra nëse Rama fitonte i vetëm, është fakt kompromentues për një President.

Duke ndarë me ndjekësit disa refleksione për Komisionin Hetimor të ngritur për Presidentin, Ylli Manjani shton se përkundër gjithckaja Kushtetuesja nuk e shkarkon dot Metën pasi kreu I shtetit nuk mund të shkarkohet për ato që thotë, por për ato që bën.

"Zoti Ilir Meta ka humbur kredon minimale publike për të kryer detyrën e Presidentit të Republikës. Përfshirja e tij në debatin publik zgjedhor, veçanërisht venia në bast publik i vetëlargimit nga detyra nëse Rama fitonte i vetëm, është fakt kompromentues për një President.

Presidenti i Republikës nuk shkarkohet për ato që thotë, por për ato bën bën apo nuk bën në ushtrim të detyrës kushtetuese. Pra fjala vjen, Presidenti do ishte në shkelje të rëndë Kushtetuese nëse do ndalonte stërvitjen e NATOS dhe jo për çfarë i thotë zonjës Kim. Dikush duhet ti thotë diçka zonjës, pavarësisht kostove personale.

Por detyra publike nuk vlerësohet me “më the e të thashë”.

Pra pavarësisht se zoti Ilir Meta ka humbur betejën e tij publike për të qenë President (ndaj e mira do ishte vetëlargimi i Tij), arsyetimi kushtetues bëhen mbi Presidentin detyrat dhe funksionet e tij.

Çmoj se qeveria, megjithse mund të ndjehet politikisht legjitime, kushtetutshmërisht nuk ka asnjë legjitimitet të shkarkojë Presidentin vetëm përse nuk është dakord me ato që thotë personi që kryen detyrën e Presidenit", tha Mananji.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH