Aktualitet

Elbasan/ Kush janë 6 të arrestuarit e zgjedhjeve të 25 prillit, dy në kërkim

Shkruar nga Liberale
Elbasan/ Kush janë 6 të arrestuarit e zgjedhjeve të 25 prillit,

Nën akuzë për korrupsion dhe falsifikim të rezultatit zgjedhur, në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit 2021, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e 8 personave, në KZAZ-në e Librazhdit.

Policia ka ekzekutuar urdhrin dhe ka prangosur 6 prej tyre, si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Janë arrestuar Erald Karriqi,  Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla.

Në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami, dhe Eduart Zito.

Pritet të jepen detaje mbi hetimin që çoi në arrestimet e bujshme. Urdhri është dhënë nga prokuroria e Elbasanit, pas hetimeve lidhur me shkeljet që janë konstatuar nga KQZ-ja.

Paraprakisht mësohet se të arrestuarit janë përfaqësues të tre partive të mëdha, PS, PD dhe LSI, si dhe anëtarë të KZAZ-së së Librazhdit, pjesë e qarkut të Elbasanit. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH