Sport

Manchester United e nis frikshëm sezonin

               Publikuar në : 20:23 - 11/08/19 R Liberale

Manchester United e ka nisur frikshëm sezonin 2019-2020 në Premier League.

“Djajtë e kuq” kanë shpërndarë katër “shuplaka”  në javën e parë të kampionatit ndaj një prej rivalëve më të mëdhenj për titull, Chelsea, me rezultatin e thellë 4-0. Një “poker” golash që tregon edhe njëherë objektivat konkret të United në këtë sezon të ri.

Dominimi i të besuarve të Solskjaer u vu re që në minutat e para, edhe pse ishte Chelsea ajo që u shfaq rrezikshëm para portës së De Gea. Ishin shtyllat ato që shpëtuan spanjollin, me sferën që u ndal dy herë. Kjo i mjaftoi United për tu zgjuar dhe ishte Rashford ai që zhbllokoi shifrat.

Sulmuesi u tregua i saktë nga 11 metra larg, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë. Me rikthimin në fushë, ishte Martial ai që thelloi shifrat, ndërsa pak minuta më parë, Rashford kompletoi dopietën. Për të plotësuar pokerin mendoi Daniel James.

Kjo fitore i jep të drejtë United që të jetë një rival për titull që në ndeshjen e parë, teksa pozicionohet pas shpatullave të kampionëve në fuqi të Manchester Cityt. Ndërkaq, ish-mesfushori i Bluve të Londrës, Frank Lampard e nisi me këmbën e gabuar eksperiencën e tij në Premier League.

(Visited 81 times, 1 visits today)

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *