Aktualitet

Manastirliu viziton bebet e porsalindura në maternitet: Bonusi...

Shkruar nga Liberale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar në maternitetet e Tiranës bebet e para të ardhura në jetë për 2020.

Nga Materniteti "Koço Gliozheni" ministrja Manastirliu ka uruar gjithë shqiptarët për një vit të mbarë dhe ka deklaruar se gjithë puna dhe sakrifica i dedikohet fëmijeve, mbeshtetje e tillë nga qeveria është dhënë nëpërmjet bonusit të bebes për çdo të porsalindur.

"Ta bëjmë Shqipërinë më të mirë për fëmijë tanë. Këtu duhet të kontribuojmë të gjithë. Ndaj edhe qeveria shqiptare vendosi që nëpërmjet inicimit të politikës së re në 2019 t'i mundësonte çdo familje bonusin e bebes për fëmijën e parë, të dytë të tretë e kshu me radhë. Një shpërblim i nevojshëm për çdo familje", tha Manastirliu.

Për vitin 2019 janë mbi 37,180 tē porsalindur që kanë përfituar Bonusin e Bebes, prej tyre mbi 10 mijë të lindur jashtë vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH