Aktualitet

Manastirliu: Vaksinim kundër gripit për të moshuarit, fëmijët dhe...

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Vaksinim kundër gripit për të moshuarit,

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot nga pikat e emergjencës në Durrës se janë në dispozicion të të prekurve nga tërmeti vaksina falas kundër gripit.

“Jemi në një periudhë ku edhe virozat janë të shpeshta, ndaj kemi vendosur që vaksinimin e gripit ta shtrijmë edhe në kampet dhe pikat e emergjencës për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, përveç qendrave shëndetësore ku ofrohet falas vaksina e gripit”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se në të gjitha pikat e emergjencës ka mjekë dhe infermierë që ofrojnë shërbim shëndetësor dhe për çdo rast ambulancat e urgjencës kombëtare janë në gadishmëri ku qytetarët mund të telefonojnë në numrin 127.

Rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.

Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH