Aktualitet

Manastirliu: Vaksia e gripit, falas për kategoritë e rrezikuara

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Vaksia e gripit, falas për kategoritë e rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se po punohet për t’u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, stinë në të cilat gripi stinor do i bashkangjitet dhe situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Ndaj tha ministrja, “jemi të angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale ndaj gripit, e cila do të jetë falas për të gjithë kategoritë e rrezikuara, si pjesë e strategjisë tonë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID19".

Shefja e Epidemologjisë së ISHP-së, Silva Bino tha se kategoritë e rrezikuara që janë edhe më të prekshëm nga Covid-19, janë “persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësore, mësuesit apo kujdestarët për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri 5 vjeç, sepse e trasnsmetojnë më shumë gripin”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH