Aktualitet

Manastirliu: Të hënën mbërrijnë 15 000 vaksina Pfizer

               Publikuar në : 15:07 - 27/02/21 liberale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh gjatë takimit me mjekët dhe infermierët, se, me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave, procesi do të intensifikohet.

“Pritet që të vijë ngarkesa e radhës së Pfizer ditën e hënë, rreth 15 mijë vaksina vijnë për të intensifikuar vaksinimin. Pritet gjithashtu që brenda 10 ditëshit të parë të Marsit të vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit COVAX, dhe do të kemi besoj lajme të mira për sasi të tjera vaksinash”, tha Manastirliu.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back