Aktualitet

Manastirliu: Spitali COVID 4 gati të presë pacientët

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Spitali COVID 4 gati të presë pacientët

Spitali COVID-4 në aksin Tiranë-Durrës është gati për të pritur pacientë të infektuar me koronavirus, nëse numri i rasteve vijon të rritet.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka inspektuar këtë të premte, përgatitjet e fundit të bërë në këtë strukturë spitalore.

Sipas saj, Spitali COVID 4 ka një kapacitet prej 103 shtretërish ku janë të vendosura dhe pajisjet e oksigjenit.

“Kemi më shumë se 270 shtretër në COVID 2 dhe COVID 3 ndërsa këtu janë mbi 103 shtretër dhe ka të gjitha pajisjet. Kjo është salla e terapisë intensive për pacientët që kanë nevojë për trajtim më të specializuar ndërkohë në katet e tjera janë shtretërit që janë të pajisur tashmë me oksigjen. Kjo është sfidë për QSUT-në pasi të menaxhosh jashtë territorit është e vështirë.

Futja në forcë e 150 punonjësve të rinj, lehtëson punën për t’u bërë më me efikasitet. Kapacitetet tona deri më sot i përballojnë pacientët aktualë, ndërkohë janë 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar. Rastet në spitale që janë të vaksinuar me të dyja dozat, virusi nuk është agresiv”, – tha Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH