Aktualitet

Manastirliu: Si të përfitoni recetën e barnave me rimbursim për COVID

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Si të përfitoni recetën e barnave me rimbursim

Tashmë të gjithë personat që do të preken nga koronavirusi do të përfitojnë barna me rimbursim falas. Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku iu sqarohen qytetarëve të gjitha procedurat.

Sipas videos, qytetarët e prekur nga koronavirusi duhet të lidhen me mjekun e familjes, ose në të kundërt mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Pas recetës që jep mjeku i familjes, dhe kodit të përcaktuar, pacienti paraqitet në farmaci.

Postimi i Manastirliut

Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.

Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.

Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.

Videon e gjeni KËTU

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH