Aktualitet

Manastirliu: Shqipëria ka parapaguar për vaksinën nëpërmjet COVAX

Shkruar nga Liberale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet COVAX.

Ky njoftim vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes COVAX dhe Pfizer/BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të deklaruar më herë nga kreu i OBSH.

“Lajm i mirë ?? Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX ??”, shkruan Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH