Aktualitet

Manastirliu “përplaset” me Vokshin te Komisioni i Shëndetësisë

Shkruar nga Liberale
Manastirliu “përplaset” me Vokshin te Komisioni i

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi kanë debatuar me njëra-tjetrën teksa diskutonin për trajtimin e mësuesve dhe nxënësve nga COVID-i.

Vokshi i tha Manastirliut se më herët ka deklaruar se mësuesit janë kategori të veçanta, ndërkohë që ata që janë të prekur nga COVID, paguhen me 80% të pagës. Ndërsa ministrja, tha se me të vërtetë ata janë kategori prioritare, duke qenë se janë vaksinuar menjëherë pas mjekëve.

Manastirliu: Fondi në dispozicion që ka vendosur qeveria është një fond që ka qenë i konsiderueshëm, mbi 12 mln dollarë të vendosur nga qeveria. Qeveria e ka bërë detyrën për vendosjen e fondit për të sëmurët që përfitojnë nga rimbursimi i recetave, ndërkohë që deri më tani janë shpenzuar afro 300 mijë dollarë.

Vokshi: Kjo për faj të mjekëve të familjes, apo qytetarët?

Manastirliu: Mjekët e familjes bëjnë detyrën e tyre duke ndjekur gjendjen shëndetësore të pacientit. Ata nuk japin terapi që nuk është përcaktuar nga KT. Qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion shumën për rimburismin, ndërkohë deri më tani janë dhënë mbi 7 mijë receta.

Vokshi: Po mësues sa, nga 10 mijë që janë prekur?

Manastirliu: Mësuesit janë qytetarë dhe kur shkohet pranë mjekut të familjes, sepse ndoshta nuk keni shkuar ndonjëherë atje.

Vokshi: Sa rëndë që jeni, sa rëndë…

Manastirliu: Turp që flet kaq pa edukatë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH