Aktualitet

Manastirliu për zjarrin te COVID 3: Situata në kontroll, asnjë i lënduar

Shkruar nga Liberale
Manastirliu për zjarrin te COVID 3: Situata në kontroll, asnjë i

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga ambientet e jashtme të COVID 3 ka reaguar në lidhje me incidentin që u regjistrua në këtë godinë, ku në një prej dhomave ra zjarr.

Manastirliu tha për mediat se zjarri ka rënë në një prej zyrave të administratës, që nuk ka lidhje me 3 pavionet e COVID-it. Sipas saj, asnjë pacient, staf mjekësor, apo staf administrate nuk ka pësuar lëndime, duke nënvizuar faktin se situata është në kontroll dhe se nuk do të bëhet transferimi i pacientëve.

“Këtu janë tre pavione që ofrohet shërbim ndaj pacientëve me COVID. dua të siguroj që janë të gjithë shendosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavianëve. Ashtu sikur mund të shquhet, është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse. nuk është e lidhur me 3 pavionet. Ky incident menjëherë sapo është evidentuar nga strukturat mbështesë, është reaguar përmes bombolave fikse. Janë lajmëruar strukturat përgjegjëse të cilat po hetojnë për shkakun e incidentit. Ajo çka është me rëndësi është se pacientët, stafi mjekësor janë shumë mirë. S’ka asgjë për t’u shqetësuar.

Incidenti ka ndodhur në këtë zonë të strukturës së ish-Kirurgjive, ku nuk ofrohet shërbim. Janë mbi 70 pacientë në COVID 3. nuk janë prekur nga ky incident asnjë prej 3 pavianëve. Pjesa ballore, një prej dhomave ka pasur këtë incident. masat janë marrë në kohë. Situata është në kontroll. Ka disa pista ku po hetohet. Po vlerësohen të gjitha pistat.”, tha ministrja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH