Aktualitet

Manastirliu për arrestimet tek COVID 2: Na ndihmoni të largojmë...

Shkruar nga Liberale
Manastirliu për arrestimet tek COVID 2: Na ndihmoni të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar valën e arrestimeve tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ pas zbulimit të skandalit me sanitaren Tire Alldervishi.

Manastirliu në një apel për mediat dhe qytetarët ka kërkuar bashkëpunim në mënyrë që të denoncohet çdo skandal për t’u goditur.

Sipas saj, qeveria do t’’i shkojë deri në fund ç’rrënjosjes së korrupsionit në sistemin shëndetësor, por kërkon ndihmën e qytetarëve për të larguar ‘’çibanët’’.

"Në fakt, do doja para se t’i përgjigjesha pyetjes suaj. Kam diçka në lidhje me rastin që u denoncua nga emisioni STOP, nga një qytetare që ka humbur nënën e saj.

Dua që të përsëris falënderimin tim për gazetarët, mbi të gjitha për vajzën që denoncoi. Përsëris thirrjen, denonconi, denonconi në media apo në Drejtorinë e Spitaleve, apo në MSH. Denonconi dhe na ndihmoni të largojmë çdo çiban nga sistemi

Kemi parë në historinë 30-vjeçare të shembujve të pandëshkueshmërisë. Kemi parë që zonja dhe bashkëpuntoret janë në burg. Dua të përsëris edhe njëherë që nëse duam ta ç’rrënjosim korrupsionin nga sistemi shëndetësor duhet të bashkëpunojmë, ju si media, qytetarët mbi të gjitha, dhe duke ju ofruar ne si qeveri garancitë për të shkuar deri ën fund dhe për të çrrënjosur çdo çiban si sëmundje malinje që ende për fat të keq nuk është çrrënjosur.”- tha Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH