Aktualitet

Manastirliu: Mësimi në universitete do të vazhdojë online

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Mësimi në universitete do të vazhdojë online

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dhënë një konferencë për shtyp në lidhje me situatën e koronavirusit në vend. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se numri i të shtruarve në spitale dhe numri i rasteve të reja është rritur.

“Në spitalet Covid ka rritje të shtrimeve, nuk jemi në situatë alarmante, por tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar. Në 14 ditët e fundit pacientët kanë pësuar rritje. Edhe për rastet e pacientëve të shtruar në terapi intensive ka pasur rritje", tha Manastirliu.

Si rrjedhojë, ajo deklaroi se mësimi në universitete do të vazhdojë online, deri në një njoftim të dytë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH