Aktualitet

Manastirliu me tone të ashpra në Kuvend: Nuk izolohemi sërish, por…

               Publikuar në : 13:32 - 09/07/20 liberale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se nuk do të rikthehet sërish izolimi dhe masat drastike, por qytetarët duhet të zbatojnë rregullat.

Nga Kuvendi ajo u shpreh se nëse nuk ka shëndet, s’ka as ekonomi.

“Nuk kemi luksin që të kemi një qytetar, një polic apo një inspector për situatën e pandemisë. Por të gjithë bashkë duhet të mësohemi me ndryshimin e sjelljes, të të jetuarit. Ka ende zëra që thotë se koronavirusi nuk ekziston. Po të shkoni sot te Spitali Infektiv, janë 6 persona rëndë, disa prej të cilëve fare të rinj. Kjo nuk është lojë, duhet marrë seriozisht.

Mos e vendosim në një stress të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të zbatojnë masat e thjeshta, të endosin maskat, të ruajnë distancimin dhe të kujdesen për higjienën. Nëse nuk ka shëndet, s’ka ekonomi. Nuk do të izolohemi, nuk do të marrim masa, por duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta”, tha Manastirliu. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back