Aktualitet

Manastirliu: Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime janë kryer

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime janë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se mbi 1 milion e 90 mijë shqiptarë janë vaksinuar ndaj COVID-19.

Ajo thotë se vetëm nëpërmjet këtij procesi do të mund të frenohet përhapja e COVID-19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit.

Statusin e vet në profiling zyrtar në FB, Manastirliu e shoqëron me disa foto nga vaksinimi në Sukth të Durrësit.

Postimi i Manastirliut:

Vaksinim ? Vaksinim? Vaksinim

Më shumë se 1 milion e 90 mijë  vaksinime janë kryer që prej fillimit të këtij procesi jetik dhe vetëm përmes vaksinimit do të frenojmë përhapjen e #Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.

***Vaksinimi me njësitë e lëvizshme në Sukth të Durrësit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH