Aktualitet

Manastirliu: Mbi 800 mijë të vaksinuar me të dyja dozat

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Mbi 800 mijë të vaksinuar me të dyja dozat

Mbi 800 mijë persona në vendin tonë tashmë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës së nevojshme për të luftuar koronavirusin.

Lajmi u dha nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila falenderoi vaksinatorët në të gjitha qendrat për punën e palodhur.

“Mbi 800 mijë qytetarë sot janë plotësisht të vaksinuar falë punës së përditshme të vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Aktualisht, në vendin tonë janë duke u përdorur vaksinat Pfizer, Astrazeneca, Sputnik V dhe ajo kineze, sinovac.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH