Aktualitet

Manastirliu: Mbërrijnë nga Turqia edhe 8 tonë pajisje mjekësore

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Mbërrijnë nga Turqia edhe 8 tonë pajisje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” tha se ka mbërritur edhe një sasi prej 8 ton mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore nga Turqia për t’u shpërndarë në të gjithë spitalet.

“Jemi duke vijuar me transportin e të gjithë materialeve të mbrojtjes personale, të cilat deri tani janë 15 ton që kanë mbërritur në Shqipëri nëpërmjet linjës dhe korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave. Janë 8 ton që kanë mbërritur sot, ndërkohë që pak ditë më parë kanë mbërritur 7 ton dhe priten që në total ky furnizim të jetë 26 ton, financim i qeverisë shqiptare. Janë të gjitha materiale të mbrojtjes personale duke filluar nga maskat, veshjet speciale, syzet, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve”, tha Manastirliu. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH