Aktualitet

Manastirliu: Këtë javë përfundon vaksinimi i stafit mjekësor

               Publikuar në : 20:57 - 22/02/21 liberale

8190 dozat e vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin të pranishëm në aeroportin e Rinasit për të pritur dozat e vaksinës anti Covid.

Ministrja bëri me dije se këtë javë pritet që të vaksinohet stafi mjekësor në të gjithë Shqipërinë.

“Nga nesër vijojmë të intensifikojmë vaksinimet. Këtë javë kemi ambicien që të mbyllim stafin mjekësor në të gjithë Shqipërinë. Edhe këtë javë jemi në Kukës, Korçë e Berat që do të hapim proceset e vaksinimit dhe kështu vazhdojmë”, tha Manastirliu.

Deri më tani janë vaksinuar 4600 mjekë dhe infermierë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe të strehuar në azile.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back