Aktualitet

Manastirliu: Kanë mbërritur sot 188 mijë doza, mbi 3 mln deri në fund të vitit

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Kanë mbërritur sot 188 mijë doza, mbi 3 mln deri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në prezantimin para Kuvendit të Aktit Normativ që i hap rrugën mbërritjes së 500 mijë dozave Pfizer brenda 3 muajsh, ka informuar se kanë mbërritur dhe kanë nisur të shpërndahen 188 mijë doza të vaksinës AstraZeneca falë mbështetjes së Italisë si pjesë e instrumentit Covax.

“Kanë mbërritur dhe po shpërndahen sot edhe 188 mijë doza vaksine AstraZeneca, falë mbështetjes së Italisë mike, si pjesë e instrumentit COVAX, duke mbërritur në mbi 2 milion 262 mijë doza të ardhura në vend. Brenda këtij viti do të arrijmë në mbi 3 milion doza të mbërritura, dhe mbi 5 milion doza deri në vitin 2022, me kontrata e marrëveshje tashmë të siguruara”, bëri me dije Manastirliu duke garantuar se do të bëjnë gjithçka për të siguruar vaksinat e nevojshme për çdo qytetar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH