Aktualitet

Manastirliu: Dita e dytë pa humbje jete

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Dita e dytë pa humbje jete

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se edhe sot nuk është shënuar asnjë viktimë për shkak të kovidit. Kjo është dita e dytë pa humbje jete, pas një lufte të gjatë me virusin.

"Një tjetër lajm i mirë, dita e dytë pa humbje jete. Vijojmë me planin gradual të lehtësimit të masave nga 1 Qershori, por duke monitoruar me kujdes situatën e pandemisë”, shkruan ministrja.

Sot Komiteti i Ekspertëve vendosi të lehtësojë disa masa, ndër to heqja e maskave në ambientet e jashtme dhe zgjerimi i orës policore

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH