Aktualitet

Manastirliu: Artistja Justina Aliaj së shpejti lë Infektivin

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Artistja Justina Aliaj së shpejti lë Infektivin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se artisja e njohur, Justina Aliaj, do të lërë së shpejti Spitalin Infektiv, pas një beteje të gjatë me koronavirusin, për të vijuar rikuperimin në shtëpi.

Teksa publikon mesazhin e Aliajt, ku iu kërkon qytetarëve të mbajnë maskat, Manastirliu thekson se mes të tjerash se “shpresa për jetën e saj varej në një fije të hollë shprese”.

Mesazhi i Manastirliut:

“Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë”.

?Artistja e madhe Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë pas shumë ditësh të mundimshme ku shpresa për jetën varej në një fije të hollë shprese.

??‍⚕️ ?‍⚕️ Falë përpjekjeve të stafit mjekësor të spitalit Infektiv, së shpejti do të lërë spitalin, për të vijuar rikuperimin në shtëpi. Për mjekët, infermierët, sanitarët, Justina ka disa fjalë zemre dhe një lutje që i del nga shpirti, për të gjithë qytetarët: #MbaniMaskën

Videon e gjeni KËTU

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH