Aktualitet

Manastirliu: 2 pacientët e parë me koronavirus, gati të lënë spitalin

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: 2 pacientët e parë me koronavirus, gati të

Pas kryeministrit Rama, ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thotë se dy pacientë kanë rezultuar negativ në testin e dytë,pra janë shëruar nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, Manastirliu iu bën thirrje shqipatrëve që të kenë kujdes, pasi 4 pacientë janë në terapi intesive, ndërsa numri i të infektuarëve po vjen duke u rritur.

Postimi i plotë

Lajm i mirë??

Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë??

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

#Bravo ekipit të spitalit infektiv??

Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗️

JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼️

Nëse keni shenja të sëmundjes ☎️ vetëm 1️⃣2️⃣7️⃣‼️

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH