Aktualitet

Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar deri sot në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar deri sot në Shqipëri

Prej dy ditësh, vijon vaksinimi masiv i të moshuarve në Shqipëri, ndërkohë që prej muajit shkurt ka nisur vaksinimi i stafeve shëndetësore dhe arsimore.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deri më sot janë vaksinuar 100 mijë qytetarë kundër koronavirusit.

“100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit. #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu në Twitter.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH