Medium Personazhe

“Mamma Mia!” Grupi ABBA publikon një këngë të re në vitin 2019

               Publikuar në : 19:41 - 08/04/19 R Liberale

Bjorn Ulvaeus i grupit ABBA njoftoi fansat se mund të publikojnë një këngë të re në “Shtator apo Tetor” nga grupi pop i suedezëve, 37 vjet pas albumit të tyre të fundit.

Kompozitori dhe prodhuesi i muzikës i tha gazetës daneze “Ekstra Bladet” se “kemi nevojë për kohë” për të krijuar videon me anëtarët e grupit, duke shtuar se projekti “është vonuar shumë”.

ABBA, një nga grupet më të suksesshme në historinë e muzikës pop-disko, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson, Anni-Frid Lyngstad dhe Agnetha Faltskog kanë njoftuar se janë bashkuar dhe se një nga dy këngët e tyre të reja titullohet: “Unë ende kam besim tek ti”.

Grupi suedez mori një reputacion të madh kur fitoi konkursin e këngës në Eurovisionin e 1974 me “Waterloo”, duke korrur suksese të mëdha në vitet 1970, si “Dancing Queen”, “Take a chance on me” dhe “Mamma Mia”./ Gazeta Liberale

(Visited 8 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *