Aktori dhe producenti Ermal Mamaqi, i ftuar në emisionin “Siluetë”, ka folur lidhur me filmin e tij “I love Tropoja”.
Në këtë film do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, për të cilin Mamaqi ka treguar se do të shfaqet rreth dy minuta.
Ai zbuloi gjithashtu edhe një detaj që më parë nuk e kishte treguar. Mamaqi tha se ka tentuar që të ketë në film edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Edi Rama nuk është më shumë se 2 minuta në film dhe…Qokë i bëra unë apo ai mua? Kush e bëri qokën? Ai është daja në film. Ftesën ia bëra dhe Sali Berishës, madje i jam lut shumë. Kë nuk i futa mik, por nuk pranoi të ishte bashkë me Ramën. Doktori nuk pranoi”, u shpreh ai./Gazeta Liberale