Showbiz

Maluma publikon datën e re, ja kur do të performojë në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Këngëtari i njohur, Maluma kishte planifikuar të performonte në Shqipëri në datën 14 mars. Po planet e tij u anuluan për shkak të situatës së koronavirusit dhe futjes së vendit në shtetrrethim.

Kompania që organizonte evenimentin tha se data do të caktohej në një moment të dytë, ndërsa biletat ishin të vlefshme për koncertin.

Por ka qenë vetë Maluma, i cili ka publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, datat e koncerteve që do të zhvillojë në disa shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.

Koncerti do të mbahet në datën 6 shtator dhe vendndodhja do jetë e njëjtë, në sheshin Nënë Tereza./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH