Sport

Mallorca përmbys Valencia-n e Gattuso-s në fund

Shkruar nga Liberale
Mallorca përmbys Valencia-n e Gattuso-s në fund

Mallorca ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 11-të të La Liga-s në fushën e Valencia-s së Gennaro Gattuso-s dhe Edinson Cavani-t.

Sulmuesi uruguaian ka kaluar në avantazh vendasit me një penallti të transformuar në gol në minutën e 52-të të ndeshjes.

Kundërpërgjigja e miqve ka ardhur katërmbëdhjetë minuta më mbrapa me Vedat Muriqi-n, i cili është kthyer me gol pas skualifikimit prej dy ndeshjes për shkak të kartonit të kuq të marrë 10 tetorin e kaluar në ndeshjen kundër Elche-s.

Ashtu si Cavani, Muriqi është treguar i saktë nga pika e bardhë në minutën e 66-të duke i hapur rrugën përmbysjes së madhe.

Një përmbysje e kompletuar në minutën e 83-të me golin e shënuar nga Lee Kang-in, që ka ndihmuar Mallorca-n të kthehet te fitorja dhe të ngjitet në vendin e 12-të në renditje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH