Aktualitet

Maliqi: Rama po përdor deputetët e opozitës së re për qëllime mafioze

Shkruar nga Liberale
Maliqi: Rama po përdor deputetët e opozitës së re për

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore, dhe rezistencën e opozitës parlamentare për të mos e votuar atë pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Maliqi shkuran në "Facebook" se Edi Rama nuk do as marrëveshjen zgjedhore, as listat e hapura, por do krizën politike, përçarjen, duke përdorur mbi 20 deputetë të opozitës së re për qëllimet e tij mafioze e djallëzore siç i ka përdorur prej më shumë se një viti.

"Dueli vazhdon edhe pse rezultati dihet, siç e kisha parashikuar më herët. Taulant P(b)alla ( jo ai që kërkonte një motër), por vegla e mbrapshtë e Beut të Surrelit, hapi një fushatë joshjesh e premtimesh , derisa arriti të rreshtojë rreth 20 deputetë të opozitës së re e t’i ndyjë me votimin e Kçk-së, miliona eurove për PPP-ve, antishpifjen, komisionit hetimor mbi Presidentin e plot ligje të tjera antikushtetuese.

Por Beu i Surrelit pas përfundimit të marrëveshjes mbi reformën zgjedhore nuk resht së përdoruri P(b)allën e tij. I bindur që duhet të vazhdojë aktrimin mgjth nuk do as listat e hapura as marrëveshjen e arritur nxjerr P(b)allën edhe njëherë për situatën: Nis Tao pallën me letra të gjoja opozitës së re për takime me ambasadoren e Shba-ve, kryeministrin e kryetarin e kuvendit. Kërkon me çdo kusht Beu dhe palla e tij të bindin ndërkombëtarët se ishte pikërisht opozita e re që del kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore.", thotë Maliqi.

Postimi i Maliqit:

Skenar, aktrim, përdorim, sabotim i marrëveshjes zgjedhore nga Beu i Surrelit. Humbëse është PS-ja si rilindëse e krimit; Fituese është PD-ja si opozitë e bashkuar. Beu i Surrelit – opozitës parlamentare bëni siç them unë mos bëni çfarë bëj unë?! Nëse Beu i Surreli do lista të hapura jam i pari që votoj, por Beu i Surrelit nuk do as marrëveshjen zgjedhore, as listat e hapura, por do krizën politike, përçarjen, duke përdorur mbi 20 deputetë të opozitës së re për qëllimet e tij mafioze e djallëzore siç i ka përdorur prej më shumë se një viti.

Dueli vazhdon edhe pse rezultati dihet, siç e kisha parashikuar më herët. Taulant P(b)alla ( jo ai që kërkonte një motër), por vegla e mbrapshtë e Beut të Surrelit, hapi një fushatë joshjesh e premtimesh , derisa arriti të rreshtojë rreth 20 deputetë të opozitës së re e t’i ndyjë me votimin e Kçk-së, miliona eurove për PPP-ve, antishpifjen, komisionit hetimor mbi Presidentin e plot ligje të tjera antikushtetuese.

Por Beu i Surrelit pas përfundimit të marrëveshjes mbi reformën zgjedhore nuk resht së përdoruri P(b)allën e tij. I bindur që duhet të vazhdojë aktrimin mgjth nuk do as listat e hapura as marrëveshjen e arritur nxjerr P(b)allën edhe njëherë për situatën: Nis Tao pallën me letra të gjoja opozitës së re për takime me ambasadoren e Shba-ve, kryeministrin e kryetarin e kuvendit. Kërkon me çdo kusht Beu dhe palla e tij të bindin ndërkombëtarët se ishte pikërisht opozita e re që del kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Meqënëse Beu i Surrelit ecën me parimin “përça e sundo” nga frika se mos votohet marrëveshja dhe meqënëse nuk përçau dot opozitën e bashkuar siç përçau studentët, artistët, opozitën parlamentare, duke iu frikësuar opozitës së bashkuar nis sërish Taulantin, i cili përgatiti draftin me firmën e mbi 20 deputetëve të opozitës së re që kanë votuar çdo ligj në rresht nga Rilindja, duke kërkuar ndryshimin kushtetues që mos të ketë kualicione parazgjedhore, sepse kualicioni i opozitës së bashkuar është i sigurt në fitore.

Por as populli, as ndërkombëtarët nuk hanë bar; prandaj sot është dita, tani është momenti që gjithsecili; populli; opozita e bashkuar; socialistët e zhgënjyer, e çdo shqiptar i vërtetë të ngrihen kundër Rilindjes së krimit, të bandave, të oligarkëve, korrupsionit , mjerimit, panikut e terrorit. Hapni sytë e mendjen o bijtë e shqipes; ngrihuni kundër skenarëve të beut mafioz e të pallave të tij.  /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH