Aktualitet

Maliqi: Goditën LSI-në për të patur më të sigurtë fitoren

Shkruar nga Liberale
Maliqi: Goditën LSI-në për të patur më të

Madje Maliqi akuzon strukturat policore se kanë mohuar provat materiale të vrasjes në Elbasan.

Për herë të parë në historinë shqiptare pas pluralizmit policia u vu në shërbim të kësaj organizate kriminale.Para 2-3 javësh ju e patë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sëbashku me prokurorin që mohuan provat materiale në incidentin që u pasua me vrasje në Elbasan.”

Në lidhje me rezultatin e LSI në këto zgjedhje, Maliqi argumentoi se mazhoranca goditi LSI përmes organizatave kriminale të mirëstrukturuar, për të patur më të sigurtë fitoren.

“Ka qenë një organizatë kriminale mirëstrukturuar në ndjekje të gjithë votuesve dhe mbështetësve të LSI-së, se këta 90% u fokusuan tek LSI-ja për t’i blerë, manipuluar, presionon dhe goditën 10% PD, por duke sulmuar LSI kishin të sigurtë fitoren.”

Maliqi tha që nuk do të njohë rezultatin zgjedhor duke theksuar që LSI nuk dorëzohet, pasi sipas tij është një forcë politike që nuk mund të shfaroset.

“Me gjithë blerjet masive që ka bërë, unë jam i bindur që në kutitë e votimit ishte tjetër rezultat. Duhet hetim i mirëfilltë i çdo vote, Ju do shikoni se cfare nuk është bërë me 83 mijë fletët e pavlefshme. ” u shpreh Maliqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH