Aktualitet

Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja

Një 60-vjeçare është lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, në Maliq, e cila raportohet se ka djegie trupore.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH