Dy vëllezër janë aksidentuar pasditen e sotme në Maliq të Korçës, ku mbeti i vdekur njëri prej tyre.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, në aksin Korçë-Maliq.
Raportohet se një mjet ka goditur dy vëllezër, të cilët po udhëtonin me biçikleta në rrugë.
Dy vëllezërit po udhëtonin nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik me biçikletë, ku një automjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre.
Humbi jetën në vendgjarje Roland Shahinasi.
Vëllai tjetër i plagosur është transportuar për në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është vënë në kërkim të shoferit të makinës që shkaktoi aksidentin. /Liberale.al/