Aktualitet

Maliq/ Babai shtyp aksidentalisht me traktor djalin 5-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Maliq/ Babai shtyp aksidentalisht me traktor djalin 5-vjeçar

Një 5-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është shtypur në mënyrë aksidentale nga babai i tij me traktor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Sheqeras në Maliq.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH