Globi

Mali i Zi shpall person “non grata” ambasadorin serb 

Shkruar nga Liberale
Mali i Zi shpall person “non grata” ambasadorin serb 

Ambasadori serb në Malin e Zi Vladimir Bozovic është shpallur person “non grata”, ndërsa autoritetet vendase kanë kërkuar largimin e tij nga Podgorica.

Ministria e Punëve të Jashtme malazeze njoftoi se në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike, e kanë shpallur Bozovicin person “non grata”, duke konfirmuar se kanë kërkuar që ai të largohet nga Mali i Zi.

“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet ne reagimin e Ministrisë duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.

Sipas MPJ-së malazeze ai po ashtu ka poshtëruar organin më të lartë legjislativ, Parlamentin e Malit të Zi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH