Aktualitet

Mali i Zi pengon punëtorët shqiptarë për ditën e 2 radhazi, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Liberale
Mali i Zi pengon punëtorët shqiptarë për ditën e 2

Për të dytën ditë radhazi, punëtorët ditorë në Mal të Zi nuk lejohen të kalojnë në doganën e Hanit të Hotit.

Ata ndalohen nga policia shqiptare dhe ajo malazeze me justifikimin se përgjigjet e tamponeve janë fallso. Edhe punëtorët me pasaportën e vaksinimit nuk lejohen të kalojnë.

Kujtojmë që dje policia malazeze ndali punëtorët shqiptarë të kalonin pasi dyshonin se tamponi negativ është falsifikuar.

Dje ngjarja ka shkaktuar tension në doganë ku për pasojë një person është shoqëruar në polici.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH