Aktualitet

Koronavirusi/ Mali i Zi në 1 Qershor hap kufirin me Shqipërinë

               Publikuar në : 10:10 - 27/05/20 liberale

Mali i Zi që prej datës 1 Qershor 2020 ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Shqipërinë, duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Lajmin e ka dhënë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet një njoftimi ku thuhet se ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

Po ashtu, ministria ka bërë me dije se të gjithë shtetasve të vendeve të lartëpërmendura, nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale.

Por sigurisht që nuk mbetet me kaq. Me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër koronavirusit. /Gazeta Libeale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back