Aktualitet

Malaj: Të na thonë si do përdoret Eurobondi për të sjellë të ardhura

Shkruar nga Liberale
Malaj: Të na thonë si do përdoret Eurobondi për të

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj të enjten është shprehur në lidhje me eurobondin e marrë nga qeveria Rama, duke shprehur interesin për mënyrën se si kjo shumë parash do të përdoret për të prodhuar një rritje të ardhurash përmes të cilave do të shlyhet nesër ky borxh i marrë.

I ftuar në emisionin “Në Fokus”, Malaj theksoi se nëse kjo shumë parash nuk do përdoret në mënyrë efikse do të na kthehet nesër në një barrë akoma edhe më të rëndë.

Nëse para nuk përdoret në mënyrë efikase dhe ne kemi probleme me përzgjedhjen e projekteve dhe këto janë vlerësime të bëra nga qeveria amerikane, Banka Botërore dhe FMN që ndikimi i korrupsionit dhe kapjes së shtetit dhe tani i shtohet edhe kosto e efekteve elektorale, mund të na çojë në një situatë që përdorimi i borxhit në mënyrë të papërgjegjshme dhe jo profesionale mund të kthehet nesër në një barrë akomë edhe më të rëndë”, tha ai.

Profesori theksoi se çdo ristrukturim i borxhit për një shtrirje afatgjatë mund të jetë një lajm i mirë, por zakonisht festë për borxh bëjnë vetëm ata që mendojnë se s’do t’i kthejnë kurrë ato para.

“Në këtë aspekt ne duhet të ndajmë arsyet se cili është faktori kryesor që ne e kemi marrë me një kosto të ulët. Qeveria Rama ka marrë disaherë borxhe përmes eurobondeve dhe i bie që t’i analizojmë. Nëqoftë se marrja e borxhit në 2005 ishte me interesa më të larta dhe në 2020 është me interesa më të ulët në kohën kur rritja ekonomike është përkeqësuar, jo për faj të qeverisë, por dy fatkeqësitë natyrore, tërmeti dhe pandemia”, tha ai.

Sipas tij, borxhi publik ka ardhur duke u rritur qoftë edhe për shumën e marrë nga konferencave e donatorëve për tërmetin, rreth 800 e ca milionë euro dhe do të jetë mirë që qeveria të qartësojë se me çfarë kushtesh janë marrë këto para.

“Kredia që dha FMN ishte me 4% interes. Ndërsa për ne si specialistë të financave do të thotë se është kredi me kushte tregtare. Kështu që në këtë aspekt mbetet që duke qenë se nuk janë përmirësuar tregusët e rritjes, por janë përkeqësuar tregusët e borxhit, mbetet që faktori kryesor në këtë normë interesi të ulët të jetë situata në tregjet e kapitalit”, tha Malaj.

Ai u shpreh se duke parë se borxhet po rriten kjo edhe nga pandemia, madje në çdo shtet borxhi po rritet me rreth 30%, pra nëse ne e kemi deri në 70% atë, rrezikojmë të shkojmë deri në 100%.

“Atëherë studiuesit këshillojnë që qeveritë të mos nënvleftësojnë përgjegjësitë që duhet të vlerësojnë për marrjen e borxhit se thjeshtë ai përkohësisht është me norma të ulta interesi”, tha Malaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH