Aktualitet

Makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe godasin një grua

Shkruar nga Liberale
Makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe godasin një grua

Rreth orës 13:35, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i lagjes Punëtore”, Gjirokastër, automjeti me drejtues shtetasin A. B., është goditur me automjetin me drejtuese shtetasen R. K.

Për pasojë automjeti me drejtuese shtetasen R. K., ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar shtetasen V. B., e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH