Kronikë

Makina shpërtheu në flakë, të plagosurit me helikopter drejt Tiranës, flet shoferi i autobusit: Benzi më erdhi përballë!

Shkruar nga Liberale
Makina shpërtheu në flakë, të plagosurit me helikopter drejt

Detaje nga aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në kthesat e Qafë-Thanës, ku një autobus pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një automjet tip “Mercedes Benz”, e për pasojë ky i fundit ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur gjashtë personat që udhëtonin me autoveturën, ndërsa nga autobusi pati vetëm dëme materiale, dhe asnjë të lënduar.

Ndërkohë, në lidhje me aksidentin kanë folur shoferi dhe disa nga pasagjerët e autobusit, të cilët shprehen se shkak ishte automjeti tip “Benz”, i cili sipas tyre, humbi kontrollin në zbritje dhe u erdhi përballë, duke u përplasur.

Raportohet se mes 6 të plagosurve është edhe një fëmijë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH